Ish-presidenti i SHBA Clinton shtrohet në spital, ja çfarë thonë mjekët

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton shtrohet në spital. Sipas mediave amerikane, Clinton është shtruar në spital për një infeksion të shpërndarë në gjak dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për monitorim të vazhdueshëm.

Mjekët kanë deklaruar se pas 2 ditëve trajtim, numri i qelizave të bardha në gjak po ulet. Ndërkohë që kanë mohuar problemet me zemrën apo me Covid-19.

Nga ana tjetër burime pranë familjes thanë se Clinton është në gjendje dhe humor të mirë.