Tavecchio rizgjidhet në krye të federatës italiane të futbollit

Carlo Tavecchio është zgjedhur president i FIGC me një shumicë prej 55 për qind.

Tavecchio ka marrë 275.17 nga votat, për dallim nga shefi i Serie B, 234.08.

73-vjeçari kishte zëvendësuar të larguarin Giancarlo Abete në vitin 2014.

“Në vitin 2014, ishte gjithçka emergjente”.

“Duam të vazhdojmë me këtë skuadër dhe të punojmë shumë me sektorin e të rinjve dhe me punën e trajnerëve”.

“Shkolla e trajnerit e jona është një prej më të mirave në botë. Duam ta modernizojmë shkollën tonë në Coverciano”, ka thënë Tavecchio.

Tavechio kishte arritur marrëveshje me Antonio Conten në vitin 2014, ndërsa kishin një kampanjë të suksesshme në Euro 2016.