Ristani: 80 % e delegatëve mbështesin ‘Foltoren’! Uroj që Basha të mos jetë austronauti i parë në hapsirë

I ftuar në emisionin ‘Të vaksinuarit’ me moderatorin Aulon Kalaja, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka thënë se 80 % e delegatëve do e mbështesin ‘foltoren’ e thërritura nga ish-kryeministri Sali Berisha, deri në fund të procesit.

Ristani ka ironizuar me lajmin e satelitëve të hedhur sot në Kuvend nga Rama, ku ka uruar që mos të jetë Basha austronauti i parë në hapsirë.

Ristani: PD ka dominuar jetën politike në 30 vite. Është një parti shtet formuese e cila gjenerohet dhe i ka kapacitete të eci përpara, pararësisht lidershipit që e ka kapur sot.

Sot që ka nisur një lëvizje për çlirimin e PD ku iniciativa për të thërritur Kuvendin është aktualisht te 50 % dhe në pritet të arrijë në 80 % të gjithë vendit.

Për tju përgjigjur edhe batutave të Ramës për Shqipëria 1 dhe Shqipëria 2 uroj që Basha të mos jetë austronauti i parë që do çojë Rama në hapsirë. Basha duhet larguar nga lidershipi i PD pasi pyetja është kryetar me vulë apo lider me frymë.