Frikë nga Covid-19, futbollisti i kombëtares alarmon klubin italian

Situata e ditëve të fundit në radhët e përfaqësues shqiptare ka alarmuar klubet, pjesë e të cilëve janë futbollistët kuqezinj. Me tre lojtarë të infektuar (Hoxhallari, Cikalleshi, Gjasula) dhe një pjesëtar të stafit gjithashtu (fizioterapisti Voci), kombëtarja shqiptarë vlerësohet si vatër e COVID-19 e kësisoj, lojtarët janë pritur me shumë vëmendje në klubet përkatëse.

Mediat pranë klubit të Specias raportojnë se Manaj i është nënshtruar menjëherë tamponit, edhe pse është i vaksinuar. Në klubin italian presin që sulmuesi shqiptar të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave ndaj kanë dashur që dje të sigurohen që ai nuk është infektuar në grumbullimin e kuqezinjve.

Për fat, Manaj ka rezultuar negativ e kështu i është bashkuar pjesës tjetër të grupit në stërvitje te Specia, duke qenë kandidat për një fanellë titullari për ndeshjen ndaj Salernitanës