VIDEO/ Panduri: Policia e Kosovës gaboi, përgatiti operacionin me ish-pjesëtarë të ‘Mubit’ serb

Në një lidhje direkte me Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Ermal Panduri ka komentuar tensionet në veri dhe zgjedhjet lokale në Kosovë. 

Panduri theksoi se ka pasur një rrjedhje informacioni brenda radhëve të Policisë së Kosovës. 

Ferko: Zgjedhjet në Kosovë me gazetarin Ermal Panduri drejtiesi i emisionit Debat Plus në Radio Televizionit Dukagjini

Si i ke parë zhvillimet e djeshme në Kosovë? Ka pasur edhe një reagim nga ana e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Opinioni ndërkombëtar ka pasur një reagim për tensionin në Mitrovicën e Veriut.

Panduri: Albin Kurti i ditëve të fundi është duke e përdorur mjeshtërisht këtë situatë duke u qazur me një veprim që duhej të bëhej edhe më herët. Ajo që vlen të thekohet është se janë marrë të tilla aksione edhe më parë në veri. Ka pasur një gabim nga ana e Policisë së Kosovës pasi është përgatitur operacioni me njësitë speciale të rajonit të veriut. Shumica ish-pjestarë të ‘Mubit’ dhe më pas u tha nga ministria e Brenshme se ka pasur rrjedhje nga brenda të informacionit. Serbët ishin të përgatitur dhe ishin në pritje të asaj që do të ndodhte, kur i referohem forcave të 'Mubit serb', janë ish-struktura të Serbisë dhe më pas të integruara në forcat e Kosovës, të cilat direktivat i marin dhe i dërgojnë në Beograd para se të tregojnë më parë në Prishtinë.