Hernan Crespo shkarkohet nga detyra si trajner i ekipit kampion

Hernan Crespo nuk është më trajner i Sao Paolos. Klubi brazilian ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin argjentinas për shkak të rezultateve negative të skuadrës në kampionat.

Palët mbyllën konsensualisht marrëveshjen, me Crespon që largohet pas 8 muajsh, ku arriti t’i jepte Sao Paolos titullin e Paulistas pas shumë vitesh.

Gjithsesi, vendi i 13-të aktualisht në kampionat dhe humbjet e fundit përkeqësuan situatën, që çuan edhe në largimin e argjentinasit nga stoli i ekipit.