Elio Laze: ‘Victoria invest’ dhe Papuli sulmon Manen dhe Kastratin

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka përmendur me emra sot, ata që ai i ka quajtur si oligarkë.

Duke folur në parlament Basha i ka përmendur Ramës dy emra, Çet Kastratin dhe Zamir Manen.

Pas këtij reagimi të kreut aktual të PD-së, u përgjigj dhe Rama i cili tha se, Basha po vinte gjoba live nga kuvendi.

Duke shkruar në Facebook edhe gazetari Elio Laze ka shkruar se Basha pasi sulmoi oligarkët iku tek kompleksi i Papulit me makinën e Victoria Invest.

‘Ti punon per oligarkët- i tha Luli Basha kryeministrit dhe me pas hipi ne makinen e Victoria Invest dhe vajti ia futi gjumit tek kompleksi i Papulit’, shkruan Elio Laze në Facebook.