Merkel: Vetëm një Evropë e bashkuar mund të konkurrojë me rritjen e Kinës

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se Evropa mund të konkurrojë me rritjen e Kinës vetëm nëse është e bashkuar.

"Mënyra se si Kina e trajton rritjen e saj si një fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake varet në masë të madhe nga fakti nëse Evropa ka vërtet një zë të përbashkët," tha Angela Merkel në Spanjë, ku mori Çmimin Evropian Carlo V.

Evropa është aq e fortë sa është e bashkuar, tha Angela Merkel, raporton Reuters.