", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/14/auto_20210325_Davies_www1634208202.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Alphonso Davies magjik edhe me Kanadanë, goli i tij bën xhiron në rrjet

Alphonso Davies e ka shënuar një gol të mrekullueshëm, i cili e ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale tashmë, për t’i ndihmuar Kanadasë ta mundë 4:1 Paramanë të mërkurën.

Kanadaja e mposhti Panamanë me rikthimin 4:1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të mërkurën në Toronto..

Davies e kaloi gjysmën e fushës me vrap të shpejtë për ta vjedhur topin nga Sam Adekugbe, para se të futej vrullshëm në zonë dhe ta fuste topin në rrjetën e portës duke e lënë të shtangur portierin Luis Mejia.

Goli i tij në minutën e 66-të e kaloi Kanadanë në epërsi 2:1 në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror.

Deri në fund, Kanadaja i shënoi edhe dy gola duke mos pranuar asnjë tjetër për të fituar 4:1.

Falë kësaj fitoreje, Kanadaja tani zë vendin e tretë në tabelën e Amerikës Jugore, Qendrore dhe Karaibeve për kualifikime në Katar 2022, i cili është vendi i fundit që dërgon në turneun në fjalë nga kjo konfederatë.