S'mbahet Rama: Do hedhim dy satelitë 'made in Albania' në stratosferë

Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që justifikonte krizën dhe abuzimet nëpër tenderat e veprave publike, i ka njoftuar shqiptarët se brenda këtij mandati të tretë, do të hedhë në orbitë dy satelitë me emrat “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Pavarësisht nga të qeshurat në sallë, kryeministri me seriozitetin më të madh këmbënguli, se do ta bëjë realitet ngritjen e satelitëve “Made in Albania” ndoshta që vitin tjetër.

Kujtojmë se satelitë mund të hedhin në orbitë shumë pak shtete të fuqishme, por nëse Edi Rama e ka fjalën se do të marrë me qira 2 satelitë, kjo është temë tjetër dhe tender tjetër.