", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/14/auto_Captureff-11634201312.jpg", "width": 900, "height": 537 } }

Angela Martini i bën një super urim bashkëshortit për ditëlindje

Angela Martini dhe Dragos Savulescu padyshim janë nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.

Së fundmi, bashkëshorti i modeles  ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungote një urim plot dashuri nga ana e Angela-s. Ajo ka publikuar një video përkrah Dragos, duke treguar se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, janë fjalët që Martini ka shkruar krahas videos.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini 🌜🌛 (@angela_martini)