10 pacientë me COVID nga Shqipëria po trajtohen në Kosovë

Dhjetë pacientë nga Shqipëria të infektuar me COVID po marrin trajtim shëndetësor  në Kosovë.

Pacientë po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat Covid-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 88 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.