‘Njerëzit në rrezik vdekje nga uria në Korenë e Veriut’/ Raportuesi special i OKB-së ngre alarmin

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut, ka theksuar se fëmijët dhe të moshuarit në Korenë e Veriut janë në rrezik të vdesin nga uria.

Tomas Ojea ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare dhe bllokadën nga COVID-19 për shkurtimin e ushqimit.

Raportuesi special bëri thirrje që sanksionet, e vendosura për shkak të programeve bërthamore të Koresë Veriore, të hiqen për të parandaluar një krizë.

Koreja e Veriut mendohet se është në krizë të rëndë ekonomike.

Vendi mbylli kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim dhe karburant.

Lideri Kim Jong-un pranoi këtë javë se vendi po përballet me “situatë të zymtë”.