Sherr mes të burgosurve në Greqi, shqiptari bën për spital rumunin

Një sherr mes të dënuarve ka ndodhur në një burg në Nafplio të Greqisë, ku protagonist ka qenë një shqiptar dhe një rumun.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari ka rrahur e ka sulmuar rumunin 39 vjeç. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë ish-gruan.

I plagosuri është dërguar në spital, e është konstatuar se nuk kishte probleme serioze.

Më pas, ai është kthyer sërish në burg, por në një tjetër qeli.

Përplasjet mes të burgosurve në burgun e Nafplios në Greqi janë thuajse të zakonshme.