Vrau 4 persona, plagosi 7 të tjerë, ky është autori i sulmit me shigjeta në Norvegji
Reiner Winklarson, personi që shihni në foto, është autori i sulmit të tmerrshëm mbrëmjen e sotme në qytetin Kongsberg, në Norvegji.
Me hark dhe shigjetë ai sulmoi kalimtarët në qendër të qytetit, pranë një supermarketi.
Numri i viktimave llogaritet katër deri tani, sipas autoriteteve, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
ëinklarson i sulmoi qytetarët menjëherë sapo doli nga shtëpia. Ai u vu në pranga nga policia pak minuta pas ngjarjes.
Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo ngjarje shokuese të jetë sulm terrorist.
Pamje të rënda të njerëzve të shtrirë në rrugë u publikuan në rrjetet sociale si dhe shigjetat e përdoruara nga autori.
Ndërkohë, në Tëitter janë publikuar foto të Reiner Winklarson i cili duket i apasionuar pas përdorimit të harkut dhe gjuatjes me shigjeta, në kopshtin e shtëpisë së tij.