VIDEO/ Aksident në Fier, makina tip ML përplas motorin

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Fier – Mbrostar, pak metra pasi kalon vendin e quajtur “ura e Mbrostarit” në hyrje të fshatit Mbrostar.

Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se një automjet tip ML ka përplasur një motor, ku si pasojë motori ka rënë përtokë, ndërkohë që edhe drejtuesi i tij ka rënë, duke mos lëvizur.

Persona që po qarkullonin me automjet, disa metra më pas kanë parë e kanë njoftuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë Vendore në Fier.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar dhe ambulance, e cila ka marrë të aksidentuarin, por që ende nuk dihet nëse është aksidentuar apo ka ndërruar jetë.

Pritet dhe njoftimi për shtyp i Drejtorise Vendore të Policisë për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.