‘Nuk do jem frikacake’/ Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë: S’e mendoja kurrë

Një lajm mjaft i bukur vjen për fansat e këngëtares së njohur Blerina Braka.

Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë dhe e ftuar në programin “Abc e Pasdites” ajo rrëfeu emocionet e momentit kur mësoi se ishte shtatzënë dhe tha se nuk e mendonte kurrë që do bëhej sërish nënë.

 

“Kur ti bëhesh më familje, me fëmijë, sikur vetvetiu u dashka një fëmijë i dytë. Unë s’e mendoja kurrë të bëhesha me një të dytë. Nuk e doja, e kisha menduar vetëm një, vetëm djalin. Tani mendoj se fëmija i dytë është më I lehtë nga ana e menaxhimit, mendoj që nuk do jem frikacake si herën e parë”.

 

“Para se të mësoja se isha shtatzënë kisha disa projekte të mira. Besoj këto dy tre ditë do nxjerr një klip, i bërë më parë por më duhet ta nxjerr tani”, u shpreh këngëtarja.