Maqedoni e Veriut/ 412 raste të reja dhe 20 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 412 raste të reja nga  3 567 testime dhe kanë humbur jetën 20 persona

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 195.542 raste me koronavirus, mes të cilëve janë shëruar 182.078, ndërsa kanë vdekur 6.875.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 6.589.