VIDEO/ Xhepa: Borxhi publik po rrezikon financat! Raportet e FMN kanë 5 vite që i bien kambanave

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa, ka folr mbi krizën e paralajmëruar të  energjisë nga qeveria, si dhe efekti domino në ekonominë e Shqipërisë.

Xhepa ka theksuar se filozofia e 'huamarrjes së tepërme publike', e ndjekur me agresivitet nga ana e qeverisë që prej vitit 2013, ka krijuar një kërcënim të vërtetë stabilitetit të financave publike.

Ferko: Dekralata e ministres së Financave, pasi ka njoftuar 3 projektvendimet e miratuara nga qeveria, ku një prej tyre është një euro bond të ri, ku Shqipëria pritet të mari një tjetër borxh për të përballuar shpenzimet shtesë për ‘Buxhetin e Shtetit’.  

Sa normale është kjo filozofi e qeverisë shqiptare?

Xhepa: Filozofia e vazhdueshme e ndjekur në ekonominë shqiptare që prej vitit 2010 por e ndjekur në mënyrë shumë agresive nga qeveria aktuale që në vitin 2013, konsiston në idenë e rritjes ekonomike nëpërmjet ‘huamarrjes së tepërme publike’ dhe për pasojë jemi sot në momentin kur ‘borxhi publik’ rrezikon seriozisht stabilitetn e financave publike sic theksohet edhe në raportin e fundit të FMN.

Grupi i problemeve që lidhen me financat publike që kanë të bëjnë në rradhë të parë me qëndrushmërinë e financave publike, kjo nxjerr si prioritet të nevojshëm konsiderimin e politikave fiskale duke zgjeruar bazën tatimore dhe duke shëndoshur të ardhurat e buxhetit, si e vetmja premisë për të patur politika të shëndetshme fiskale.

Problemet kanë 5 vite që evidentohet në raportet e FMN, në dy raportet që bëjnë njëherë në fillim të vitit dhe në fund të vitit, pra kambanat prej kohësh po silleshin në vëmnendjen e autoriteteve por asnjë lloj reagimi nuk ka.