Kjo është arsyeja pse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

Lajmin se Aurela Hoxha është bërë mama për herë të parë, na habiti të gjithëve, pasi ndryshe nga vajzat e tjera të showbizit shqiptar, modelja e njohur u kujdes të mos linte asnjë gjurmë në rrjetet sociale.

Në “Instagrami-in” e Aurelës gjeje vetëm foto me bikini nga pushimet, apo eventet e ndryshme, ndaj dyshimet u shtuan akoma më shumë se lajmi ishte “fake”.

 

Mirëpo, kur Hoxha u shfaq me të birin në krah, nuk kishte më vend për dyshime.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, ajo ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private.

 

Aureola u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pasi solli në jetë të birin, ndonëse nga postimet në rrjetet sociale dukej më në formë se kurrë.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

 

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mua dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodh që të më nervozojë. Edhe nëse e bën si të më qetësojë, është njeri shumë i mirë dhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem.

Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton”, përfundoi Aurela, duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.