Në të gjithë botën sot është ‘Dita pa sytjena’’, kjo është arsye

Në fillim kjo ditë kishte një kuptim politik.

Ishte në shenjë çlirimi nga konvencionet shoqërore, nga shtërngimet, nga ngurtësia e roleve.

Megjithatë vitet e fundit 'Dita pa sytjena’ ka marrë një vlerë ndergjegjësimi: duke filluar nga 2015 kjo ditë u zhvendos nga korriku më 13 tetor për të theksuar rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit i cili prek më së shumti gratë.

Sidoqoftë, falë përparimeve të vazhdueshme në mjekësi dhe shqyrtimit për diagnostikimin e hershëm, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të incidencës, më pak njerëz vdesin nga kanceri i gjirit sot sesa në të kaluarën, aq sa vdekshmëria ra me 6%në 2020 në krahasim me 2015.