Tensionet në veri/ Berisha: Banditët serbë po sulmojnë policinë e Kosovës

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, reagoi pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës. Policia e Kosovës u sulmua teksa po ndërmerrte një aksion të madh antikontrabandë.

Sipas Berishës, kjo është një lojë e rrezikshme e Beogradit.

“Banditë dhe kontrabandistë serbë në Veri të Mitrovicës sulmojnë policinë e Kosovës!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Beogradit me falangat e tij të krimit në Veri të Kosovës.

Mbështetje të plotë autoriteteve të Kosovës në përpjekjen e tyre për të luftuar krimin, kontrabandën dhe bandat e tyre dhe për vendosjen e shtetit ligjor në territorin e Republikës së Kosovës,” shkruan Berisha.