13 tetori, dita kur lindën dy poetët më të mëdhenj, Migjeni dhe Dritëro Agolli

13 tetori, dita kur lindën lindën dy poetët më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe Dritëro Agolli.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur me pseudonimin Migjeni u lind në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare. Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Dritëro Agolli u lind në Menkulas, fshat pranë Devollit, më 13 tetor 1931. Mësimet e para i zhvilloi në vendlindje, gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet i përfundoi në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Tre imazhet e para ilustruese sjellë nga Drejtoria e Arkivave, janë pjesë nga dorëshkrimet të cilat gjenden në fondin personal të Migjenit që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror ndërsa fotografia pasuese është partitura e këngës “Kush më njeh mua” me tekst të Dritëro Agollit.