'Kukësi i besës dhe burrnisë'/ Flamur Noka: I dha Berishës sihariqin se 'Foltorja' nuk ndalet

Ishte i pranishëm në 'Foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kukësit dhe përshtypjet e këtij takimi i ka përcjellë përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me foto dhe video. 

Flamur Noka, i vënë në qendër të sulmeve nga Lulzim Basha ditët e fundit për shkak të qëndrimeve të tij, shprehet se Kukësi i besës dhe burrnisë, i dha Berishës sihariqin se 'Foltorja' nuk ndalet. 

PD-ja, shkruan Noka, do të kthehet më e bashkuar, më e fortë dhe fituese me Sali Berishën. 

Postimi
Ne Kukesin e beses, te burrnise, mikpritjes dhe bujarise sot u derdhen lume demokratet nga te gjithe trevat e qarkut dhe i dhane Sali Berishes sihariqin se foltorja nuk ndalet. Si kurre me pare ajo percjell entuziazem , motivim dhe shprese. Per nje PD me te bashkuar, me te forte dhe fituese…Sali Berisha [✌️] [✌️] [✌️] [✌️]