Ndodh e pabesueshmja në ‘Air Albania’, shënon Polonia, gjyqtari ndërpret ndeshjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” me Poloninë ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rezultati zhbllokohet në minutën e 77-të.

Swiderski realizon në portën e kuqezinjve, ndërsa hidhen sende të forta në fushë dhe gjyqtari ndërpret ndeshjen. 

Lojtari polak pas shënimit në portën e Berishës shkoi të festonte pranë ultrasve kuqezinj, të cilët reaguan të revoltuar, duke hedhur shishe uji dhe çakmakë në fushën e blertë. 

Kaq mjaftoi që arbitri francez, Turpin, të ndërpriste ndeshjen dhe t'i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes.