EMRAT/ Konflikt me thika mes dy personave në Vlorë, përfundojnë në spital

Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy personave në Vlorë.

Policia informon se dy shtetas janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta e kanë përfunduar në spital. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Jetnor Hoxha dhe Kujtim Salia.

Ata gjenden në spital, ku janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç  të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.