Shqipëri-Poloni/ Publikohen formacionet zyrtare, Reja surprizon me rreshtimin e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” ndoshta sfidën më të rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë.

Mungesat e Gjimshitit, Cikalleshit dhe Gjasulës e kanë detyruar trajnerin Edi Reja të bëjë disa ndryshime në formacion.

Në sulm tekniku italian ka preferuar të aktivizojë Manajn dhe Uzunin, teksa edhe Roshi është titullar.

Takimi nis në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.