VIDEOLAJM/ Demokratët vërshojnë në Kukës, mijëra qytetarë shoqërojnë Berishën drejt ‘Foltores’

Një ‘dallgë’ e madhe demokratësh kanë pritur sot ish-kryeministrin Sali Berisha në foltoren e Kukësit, ku kanë mbushur sheshin e qytetit duke brohoritur në mbështetje të tij.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI TV dhe Syri.net dallohet turma e madhe e demokratëve të cilët shoqërojnë ish-kryeministrin drejt sallës ku do të zhvillohej foltorja e radhës.