Berisha: PD do bëjë gjithçka për të garantuar votën e emigrantëve

Nga Foltorja e Kukësit, një emigrant nga Londra e pyeti liderin historik demokrat, Sali Berisha se çfarë do bëhet me votën e emigrantëve.

Sipas tij, 90 përqind e emigrantëve votojnë për PD-në, por atyre po u mohohet vota.

“Cila është e vërteta e qëndrimeve politike për votën e emigracionit dhe diasporës? E vërteta është kjo.

Në vitin 2013, Edi Rama deklaroi se nuk futej në zgjedhje nëse lejohej të votonte emigracioni dhe diaspora. Mosfutja e tij në zgjedhje, krijonte një problem të madh për vendin.

Në vitet e tjera, në çdo prag zgjedhjesh, kam kërkuar nga votuesit e PD që të bëjnë gjithçka për votën e emigracionit dhe diasporës. Në këto zgjedhje kam bërë të njëjtën gjë.

Por të jap fjalën se zgjedhjet e ardhshme, kjo forcë politike do garantojë votën e emigrantëve.

Të vetmit në Europë që nuk votoni, jeni ju. Sepse kanë frikë nga vota juaj,” tha Berisha.