E zhveshur dhe e mbuluar me gjak, Kylie Jenner habit me fotografitë e fundit

Kylie Jenner di gjithmonë si të na habisë dhe të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Jenner së fundmi a publikuar një set fotografik, të cilat janë cilësuar shqetësuese për shumë nga fansat, pasi ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

 

Në këtë set, Kylie shfaqet tërësisht e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, sigurisht të rremë.

Ajo e zhyti trupin e saj në gjak, për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqëndruar rreth Freddie Kruger, për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.

 

Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroj koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës.

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin Wes Craven, të vitit 1984, si frymëzimin e saj për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film, horri Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë gra.