Pesimizëm te polakët, nuk e mendojnë fitoren me Shqipërinë

Shqipëria luan një ndeshje historike përballë Polonisë mbrëmjen e sotme, ku të dyja ekipet luajnë shansin për një vend në “play off” të Kupës së Botës.

Pavarësisht se Polonia shihen si favorite në këtë sfidë, ka edhe nga ata që janë pesimist.

Ish-futbollisti polak, Jan Tomasevski, nuk e fsheh frikën e tij në një prononcim për “Interia”, ku uron Kombëtaren e tij që të paktën të dalë me një barazim nga “Air Albania”.

“Më vjen keq që është kështu, por kjo është ajo që na dha trajneri Sousa, duke barazuar një ndeshje të fituar me Hungarinë në Budapest dhe duke humbur një barazim kundër Anglisë në Londër.

Ne të gjithë jemi tifozë, ne jemi sponsorë të këtij ekipi, uroj që të paktën ta barazojmë këtë ndeshje, u shprehTomasevski.