EMRI/ Arrestohet administratori i ri i kompanisë ku u kapën 10 kg kokainë

Ermal Arapi është administratori i ri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, ku u kap një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë.

Kontejneri me kokainë është kapur nga policia në portin e Durrësit.

Është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.