Mungon në ndeshjen me kombëtaren, futbollisti i uron fat ekipit

Kombëtarja e Kosovës pret në shtëpi Gjeorgjinë në orën 18:00.

Për Kosovën në këtë ndeshje do të mungojë mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj,që është i skualifikuar për shkak të kartonëve .

Hadërgjonaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka uruar fat futbollistëve.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, shkroi Hadërgjonaj