FOTO/ Interes i jashtëzakonshëm për Shqipëri-Poloni, ja sa tifozë polakë pritet të jenë në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” ndoshta sfidën më të rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë.

Një fitore ndaj polakëve do të mundësonte kuqezinjve vendin e dytë në grup, pra kualifikimin në fazën e “Play-Off”.

Për sfidën e sotme janë shitur të gjitha biletat, që do të thotë se në stadium do të jenë rreth 22 mijë tifozë.

Duke qenë një sfidë e rëndësishme, edhe nga Polonia ka patur interes të madh.

Mësohet se në “Air Albania” do të jenë rreth 1 mijë tifozë polakë, që kanë ardhur për të mbështetur kombëtaren e tyre.