VIDEO/ Pak orë para ndeshjes, ‘Tifozat kuqezi’ ndezin atmosferën me këngë patriotike
Kombëtares shqiptare nuk do t’i mungojë mbështetja në ndeshjen vendimtare me Poloninë në “Air Albania”.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ku do të luhet sonte në orën 20:45 ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, është “pushtuar” aktualisht nga “Tifozat Kuq e Zi”.
Grupimi më i madh në mbështetje të Kombëtares, rreth 6 orë para ndeshjes ka nisur këngët dhe koret në mbështetje të skuadrës.
Ndeshja me Poloninë mund të cilësohet me plot kuptimin e fjalës si një finale, pasi vlen direkte për vendin e dytë në grupin I eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.