Wenger kthehet në pankinë pas tre vjetësh, por vetëm për një ndeshje

Arabia Saudite po organizon ndeshjen miqësore mes një ekipi të përbërë nga lojtarë të dy klubeve më të mëdha (Al-Hilal dhe Al-Nasr) dhe gjigantit francez PSG, ku për herë të parë që nga viti 2018, trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger do të ulet në pankinën e një ekipi.

Kjo ndeshje miqësore është planifikuar të zhvillohet në janar 2022 dhe është bërë e ditur se ekipi i përbërë nga lojtar të Al-Hilal dhe Al-Nasr do të udhëhiqet nga Arsene Wenger.

"Trajneri i madh Arsene Wenger ka nënshkruar një kontratë dhe do të udhëheqë yjet e Al-Hilal dhe Al-Nasr kundër PSG," u bë e ditur.

Wenger ishte menaxher i Arsenalit nga viti 1996 deri në 2018. Wenger aktualisht punon në FIFA si drejtues i zhvillimit të futbollit dhe kohët e fundit sugjeroi që Kupa Botërore të luhet çdo dy vjet, gjë që është ndeshur me shumë kritika nga sportdashësit e futbollit.