Kreu lindje të parakohshme, gruaja në gjendje të rëndë nga Covidi

Një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus ka bërë lindje të parakohshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Gruaja qëndroi për gati 9 ditë në shtëpi e infektuar duke shkuar në Infektiv vetëm të dielën, pra dy ditë më parë kur gjendja u rënda.

Gruaja shtatzënë ka bërë lindje të parakohshme, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar në reanimacion.

Katër ditë më parë një 26-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë në Infektiv.