U dëmtua kundër Hungarisë, Gjimshiti flet pas operacionit: Kaloi me sukses, sonte do bëj tifo nga shtëpia

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë, e cila cilësohet si “finale”, pasi vlen direkte për vendin e dytë në grupin I të kualifikuesve të Botërorit.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua në parakrah, pas një përplasje me Etrit Berishën në ndeshjen kundër Hungarisë në "Pushkash Arena", të cilën Shqipëria e ftoi me rezultatin 1-0.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, Gjimshiti ka postuar një foto duke shkruajtur se operacioni rezultoi me sukses dhe se ka falënderime për mbështetjen e të gjithëve ditët e fundit.

POSTIMI I BERAT GJIMSHITIT –

“Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen ne ditet e fundit

Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa me shpejt ne fushe

sonte do bej tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës

@fshforg

Grazie a tutti per i messaggi❤️

L’intervento e riuscito molto bene..

presto tornero sul campo 🖤💙💪

@atalantabc”