'Prisja diçka më të madhe’ Stresi tregon hapur pakënaqësitë ndaj ‘BB-VIP’

‘Big Brother Vip’ ka startuar para disa ditësh me trasmetimin e tij dhe konkurrentët janë komentuar shumë gjatë kësaj kohe.

Mirëpo, edhe pjesa tjetër e ‘vipa-ve’ jashtë shtëpisë kanë filluar të tregjnë hapur qëndrimet e tyre rreth konkurrntëve dhe formatit.

Së fundmi një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe reperi shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi.

Artisti i njohur duket të jetë i pakënaqur me Big Brother VIP, megjithëse nuk ka bërë ndonjë definim konkret.

“Prisja diçka uou në këtë Big Brother VIP”, ka shkruar ai në një postim të shpërndarë në InstaStory.