Përjashtimi i Nokës/ Albana Vokshi: Basha po e çon PD-në drejt vdekjes

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërsa u paralajmëroi me përjashtim nga grupi parlamentar. Vokshi ka dalë hapur kundër vendimit të Lulzim Bashës. 

Ajo thekson se futja në rresht e çon PD-në drejt një vdekjeje të sigurt pa zhurmë.

Postimi i Albana Vokshit:

Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.