Edvin Kulluri: Basha të japë dorëheqjen, ka bërë autoportretin e tij me fjalën 'llum'

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në Abc News, Kulluri ka deklaruar se në këtë hap ai është në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha.

Kulluri theksoi më tej, se për të nuk ka rëndësi se cili do të jetë kryetari i PD, por rëndësi ka ecuria e procesit. 

"S’kemi ndryshuar mendim. Për ne kanë rëndësi jo emrat por procesi. Jemi në mbështetje për të kthyer në PD në principet themelore. E mbështesim Berishnë në këtë hap. Çështja se kush do jetë kryetari i PD është më e parëndësishmja, për ne ka rëndësi ecuria  e procesit”, ka deklaruar Kulluri.

Kulluri ka deklaruar gjithashtu se kreu i PD, Lulzim Basha, duke përdorur fjalën ‘llum’, kundrejt pjesëtarëve dhe simapatizantëve të PD, ka bërë autoportretin e tij.

Kulluri ka theksuar se Basha duhet të dorëhiqet sa më parë nga PD, pasi nuk mund të mbahet posti i ulur në karrige dhe imbyllur në ‘kullë’.

“Humbës serial, që vjedh votat. Ky njeri nuk duhet të rrijë më në PD. Ky njeri ka bërë autoportertin e tij me fjalën ‘llum’. Kurrë në PD nuk i ka thënë njëri pjesëtarëve dhe simpatizantëve ‘llum’. Në demokraci fiton shumica. Kuvendi mblidhet nga delegatët.

 Nëse ne me Berishën jemi më të aftë, Basha duhet të dorëhiqet, nuk mbahet posti as me karrige, as në kullën  e tij, në oborrin e PD. Partia është vullneti i demokratëve. Si do hyjë në zgjedhje lokale, kur nuk e do shumica”, ka deklaruar Kulluri.