Aktorja e famshme i jep fund beqarisë pasi zbuloi se është shtatzënë

Christina Ricci është martuar me Mark Hampton.

Aktorja publikoi disa fotografi nga ceremonia duke pozuar në një sfond me trëndafila krah Hampton.

 

Ricci ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Ajo është nënë e një djali 7 vjeçar, Freddie me ish-in e saj, James Heerdegen.

 

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Heerdegen, pas shtatë vitesh martesë.