Aktori zbulon skandalin: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, i njoh personalisht

Matuis Dervishi, i njohur me emrin e skenës “Zebervoki”, i ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, zbulon sipas tij prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.

Bëhet fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama.

Çifti i cili ngjalli polemika, ku Shqiptarët ndjenë keqardhje për futjen në program të ish-të dashurit të saj.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh.

Sipas tij, amvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e produksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i  dobët”, shprehet Marius Dervishi.

Madje ai më tej shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni.

Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën së bashku.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjes në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, shprehet më tej Zebervoki.