I jep fund jetës në shtëpi një burrë 53 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Toranë gjatë mesdites së sotme.

Rreth orës 14:10, në Rrugën e Kastriotëve, në banesë, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R. A, 53 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.