VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në qendër të Elbasanit

Një makinë tip “Ford” ka marrë flakë në ecje e sipër mesditën e sotme në Elbasan. Policia bën me dije se flakët tashmë janë shuar, ndërsa automjeti është djegur plotësisht.

Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz. Tashmë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00,  në  rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan,  mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti  është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.