VIDEO/ Rikthehen përmbytjet në qytetin e Vlorës, SYRI TV sjell pamjet

Përmbytje gjatë natës në qytetin  e Vlorës. Shkak janë bërë reshjet  e shiut të dendura që ranë mbrëmë me intesitet të lartë duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë kryesore.

Rruga “Albano dhe Romina” ishte bllokuar plotësisht nga uji; gjithashtu dhe bulevardi kryesor,  zona e skelës dhe shumë rrugë të tjera të qytetit të Vlorës.

Shkak për këtë situatë janë bërë dhe rrjetet e kanalizimeve dhe bllokimi i tubave  të shkarkimit.

Ndiqni pamjet nga SYRI TV.