Franca fiton Ligën e Kombeve, fiton ndaj Spanjës me lojë spektakolare

Franca ka fituar Ligën e Kombeve, pasi mundi 2:1 Spanjën në një finale të mrekullueshme në San Siro.

Franca është kampione e edicionit të dytë 202/21 të Ligës së Kombeve, pas fitores ndaj Spanjës të dielën në Milano.

Kampionia e Botës ia doli të triumfojë me përmbysje të rezultatit, pasi Oyarzabal e kishte kaluar Spanjën në epërsi, falë golave nga Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Pritjet e Hugo Lorris luajtën rol kyç në fund të takimit, sa edhe vetë golat e dyshes sulmuese.