Foltorja/ Edmond Spaho: Të bashkohemi të gjithë në Korçë të premten

Deputeti i Korçës, Edmond Spaho, u ka bërë thirrje demokratëve dhe të gjithë qytetarëve të Korçës, të bashkohen me Foltoren ditën e premte.

"Të nderuar qytetarë dhe anëtarë të PD të Qarkut Korçë,

Ditën e premte, datë 15.10.2021, ora 18.00 në kinema Milenium në Korçë  mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetarët dhe anëtarësinë e PD të Qarkut.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

Të mblidhemi të gjithë për  një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur," shkruan ai.