VIDEO/ Bie bora e parë në Bosnjë e Herzegovinë

Bora e parë që ka rënë në Bosnjë dhe Herzegocinë ka sjellë telashe për shoferët.

Probleme kanë pasur sidomos ata që lëvizin me kamionë. Pamjet janë publikuar në qytetin e Kupres.

Në këtë zonë, thuhet se janë rrugët më të rrezikshme të shtetit boshnjak.

Sot në këtë zonë ka ndodhur edhe një aksident i shumëfishtë, ndër të tjera u përfshi edhe një kamion.

Nuk ka informacion deri më tani nëse ka të lënduar.