I bie dekori në kokë, humb jetën artisti më skenën e teatrit Bolshoi në Moskë

Një interpretues 37-vjeçar, Yevgeny Kulesh ka mbetur i vdekur teksa jepte shfaqje në teatrin e famshëm ‘Bolshoi’ në Moskë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë dhe pamjet e tragjedisë janë publikuar dhe në rrjetet sociale.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se intepretuesi u godit gjatë që ndodhi gjatë ndryshimit të skenografisë, një operë e shekullit XIX nga kompozitori rus Nikolai Rimsky-Korsakov.

Ai u godit nga një element i skenës që u shkëput dhe ra mbi kokën e tij. Pas goditjes, artistit shembet në tokë dhe shfaqja ndërpritet. Në video shihet se perdja mbyllet, kurse publiku panikoset pasi nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.